LEAPin Albania 2022 – Welcoming & Opening Remarks by the President & Founder of LDA Balkan Mr. Marilo Meta

Welcoming & Opening Remarks by the President & Founder of LDA Balkan Mr. Marilo Meta

Të nderuar pjesëmarrës të konferencës,
Të nderuar të ftuar,
Zonja dhe Zotërinjë,

Ju falenderoj ngrohtësisht për prezencën tuaj sot.

Unë jam Marilo Meta themelues dhe president i organizatës rajonale LDA Balkan. Jam i lumtur me pjesemarrjen tuaj në Konferencën LEAPin Albania, një konferencë multidisiplinare, e cila këtu në Tiranë na ka mbledhur të gjithe ne, nga shumë treva Shqiptare për të trajtuar temat e ndryshme si ato të Shoqerise Civile, Edukimi joformal, Gazetarisë dhe Medias, Biznesit Social, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe shumë të tjera.

Për të gjithë ata që nuk na ndjohin, përfaqësojm organizatën LDA Balkan, organizat rajonale, joqeveritare, apartiake, jofitimprurese.

Vizioni ynë është të jemi platforma ndërkombëtare me lider të rinj dhe inovator që do trajtonë sfidat e ndërlidhura globale të shekullit të 21-të.

Misioni ynë është të zhvillojm aftësitë personale dhe profesionale të të rinjëve, duke aktivizuar dhe fuqizuar potencialin e tyre nëpërmjet edukimit jo-formal, advokimit dhe promovimit të demokracisë dhe vlerave më të larta etike dhe morale.

Nuk po e zhvillojmë konferencën për promovimin e folësave që kemi, por kjo konferencë po zhvillohet për motivimin tuaj, Ju Rinia Shqiptare… për insipirimin e çdo të riu/ të reje për të mos qëndruar stoik ndaj mendësisë së vyshkur dhe i shtypur nga sistemi i padrejtë, por për të qënë boshti kryesor i lobimit për drejtësi, demokraci dhe unitet.

Le të degjojm fjalimet mbresëlënëse të folësave tanë, dhe të mendojm për të ardhmen tonë, për të ardhmen e këtij vendi…

Ju faleminderit!

Whatsapp Us