Marilo Meta – Një Rrugëtim Suksesi

Marilo Meta është një lider i njohur në zhvillimin e të rinjve, me përvojë të gjerë në sektorin jofitimprurës. Rrugëtimi i tij ka nisur në vitin 2012 me angazhimet ndërkombëtare nëpërmjet programeve Erasmus+ dhe si Organizing Committee Vice President pranë organizatës AIESEC Albania dhe Rotaract Albania. Në vitin 2018 ai shërbeu si bashkëpunëtor i Atlas Corps nga Shqipëria në Partneritetin për Qeverisje të Hapur në Uashington, DC. Ai themeloi OJQ-në ndërkombëtare “Leadership Development Association Balkan, për të ofruar mundësi lidershipi për të rinjtë. Si President i LDA, Marilo Meta ka organizuar me sukses konferenca ndërkombëtare për zhvillimin e të rinjve nëpërmjet LDA Balkan në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, Marilo Meta është Community Group Leader nga kompania globale Salesforce për Shqipërinë dhe mban titullin MVP nga kjo kompani për Ballkanin Perëndimor.

      1. Ju jeni 30 vjeç dhe jeni tashmë President i organizatës LDA. Si lindi ideja për ta krijuar dhe si është të jeni drejtues i kësaj organizate?
Ideja lindi në vitin 2017, pasi kam qenë pjesë në shumë evente, konferenca dhe youth exchange. Ku krijova kontakte të reja dhe pas dikutimeve me disa koleg dhe miq nga Gjeorgjia lindi ideja për krijimin e një organizate me fokus të rinjtë për të ndjekur problemet që të rinjt hasnin në fushat e ndryshme, angazhimin e tyre si dhe në aktivizimin dhe zhvillimin e potencialit të tyre që shpesh her mbeste në syrtar.
Normalisht si çdo krijim i ri ka vështirësitë e veta, si fillim vështirësia ishtë ekipi që duhet të punonim së bashku për krijimin e statutit, akt themelimin, vendimin e gjykatës dhe marrja e çdo dokumenti ligjor dhe financiar i organizates dhe më pas krijimi i strukturave. Ku kryesori janë burimet njerzore. Krijimi i një strukture të mirë, me njerëz të motivuar, me një ekip të mirë që do të përcaktonim departamentet përkatëse dhe si do operojë organizata dhe krijimi i kësaj strukture i bazur plan strategjik 5 vjeçar të organizatës. Një aspekt kryesor që na ka ndimuar ne si organizat e re është pjesa e vullnetarizmit sepse është shumë e rëndësishme që të rinjtë të japin kohën e tyre, idetë dhe mendimet e tyre për organizatën. Dhe marrin nga kjo oganizatë njohje të reja, pasurojnë CV, pasqyrojnë njohuritë e tyre si dhe përfitojnë shkëmbime lokale, rajonale dhe ndërkombëtare nëpërmjet trajnimeve, konferencave dhe workshop-ve të ndryshme.
       2. Ju keni zhvilluar shumë konferenca dhe trajnime. Kush janë disa nga këshillat kryesore që u jepni të rinjve?
Që nga viti 2017 që nisëm operimin efektiv të oganizatës kemi organizuar shumë konferenca, trajnime, punëtori, shkëmbime si ato në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtarë. Disa nga këshillat që u jap të rinjve që janë pjesë e LDA por edhe të rinjve në konferenca të mëdha ku kam qenë pjesë si folës dhe mentor janë që të ngazhohen sa më shumë në këto konferenca, punëtori, youth exchange, pasi krijon shumë njohje të reja që do i ndihmojnë ata në rritjen e njohurive dhe do tju hapin rrugë të reja drejt karrierës që ata duan. Gjithashtu i them të rinjve jo vetëm që të marrin pjesë në ditën që zhvillohet konferenca, por të bëhen pjesë e organizatave dhe të angazhohen në organizimin e këtyre konferencave sepse kjo i aftëson në pikpamjen profesionale dhe personale dhe këto aftësi mund ti përdorin në të ardhmen e tyre.
    3. Kur ju vendosët të studionit në universitet madje edhe sot shumë moshatarët tuaj zgjodhën të emigronin. Çfarë ju inkurajoi të ecni përpara sot?
Unë zgjodha të studioja në universitet në degën që dëshiroja, siç ishte shkenca kompjuterike informatik në bachelor dhe master shkencor. Ajo çfarë më inkurajoi dhe inspiroi ishte sepse shikoja një dritë që jepte shpresë në Shqipëri që mund të bënim më shumë. Nëpërmjet zgjedhjes së një profesionit dhe zhvillimi i tij nëpërmjet studimit shikoja një nxitje mjaft të madhe që do ishte një mundësi si për veten dhe për të rinjtë e tjerët. Shikoja mundësi këtu, kjo ishte pika kryesore që më inkurajoi dhe motivoi që të mos largohesha nga Shqipëria por të vazhdoja krijimin e rritjes profesionale në vendin tim. Nuk jam zhgënjyer dhe jam mjaft i gëzuar për këtë çështje si për eksperiencat e mia dhe për atë çka kam sjellë këtu. Përpos masterit që kam kryer në informatik, kam bërë dhe një master në Marrëdhënie Ndërkombëtare sepse shikoj mundësinë e arsimimit efektiv dhe edukimit formal mjaft të rëndësishëm.
     4. Pas përfundimit të studimeve për Informatik ju keni studiuar dhe në akademinë e policisë, ku më pas keni punuar si efektiv policie. Pastaj çfarë ndodhi me karrierën tuaj që ju bëri të ndryshonit profesionin nga oficer në drejtues të komunitetit për kompaninë Salesforce dhe themelues organizate OJQ?
Policinë e zgjodha nga pasioni, se dëshiroja që përpos edukimit formal të kisha një qasje me edukim tjetër më aktiv dhe anën ligjore që të jep policia, me angazhimin qytetar si edhe me pjesën e edukimit fizik. Në fazën e aplikimit isha i 18-ti në rang kombëtar nga 10.000 aplikime, dhe kjo ishte edhe një motivim më i madh që të vazhdoja më tej. Me mbarimin e akademisë së policisë u emërova si efektiv policie në qarkun Shkodër. Këtu pata peripeci dhe të mira të saj, pata fatin të punoja me koleg shumë të përgatitur por vështirësitë ishin në lidhje me korrupsionin shtetëror dhe me korrupsionin që ndodhte të polici dhe kjo më bëri që të tërhiqesha nga karriera në polici. Dhe në vitin 2016 dhashë dorëheqjen nga policia dhe muaj më pas fillova me krijimin e organizatës LDA.
     5. Ju gjithashtu për një periudh kohe keni punuar në SHBA? Si ishte kjo eksperienc për ty dhe si ndikoi në karrierën tuaj?
Mbas largimit si efektiv policie, fillova punë në ministrinë e financave në Shqipëri, në sektorin e parandalimit të pastrimit të parave ku nga ky pozicion mu tha mundësia nëpërmjet një organizate ATLAS Corps që është një organizatë partnere të transferohesha në Washington DC ku punova për një organizat ndërkombëtare për një vit Open Government Partnership. Ishte mundësi unike nëpërmjet kurrikulës që mësova gjëtë punës atje, teknologjive që përdornin, kulturën e punës si dhe trajnimeve të shumta që më mundësuan pranë qeverisë së hapur, pranë bankës Botërore, pranë IMF dhe institucioneve të tjera në Washington DC. Kjo organizatë që punoja sapo nisi përdorimin e platformës Salesforce, që është platformë Nr. 1 CRM globale. Ata më dërguan për herë të parë ne eventin global të kompanisë Salesforce që u mbajt në San Francisco në California në vitin 2018. Këtu u njoha me komunitetin e Salesforce dhe me punën që ata bënin globalisht si një kompani globale. E para në botë për platformën CRM. Dhe më pas, i motivuar nga ky event nisa kërkesën të isha Community Group Leader i Salesforce për Shqipërin dhe mu aprovua nga Salesforce pas disa faza të intervistave. Që në janar të 2019 drejtoj komunitetin e Salesforce dhe Slack kompania bashkëvepruese për Shqipërin. Nga eksperinca në Washington DC unë mësova shumë dhe kjo ndikoi shumë në karrierën time të mëtejshme në LDA dhe në Salesforce si MVP për Ballkanin perëndimor.
    6. Cilat janë disa nga arritjet më të mëdhaja në jetën tënde që mund të na përmendësh?
Nga arritjet më të mëdhaja mund të përmend 2 kryesoret, qasja për herë të parë me punën në arenën ndërkombëtare në Washington DC e cila më ka dhënë shumë potencial dhe ndikoi shumë te mua si në aspektin personal ashtu dhe profesional. Kurse arritja tjetër është themelimi i organizatës LDA Balkan dhe krijimi i një strukture, platforme solide të fuqishme për të rinjt e Ballkanit Perëndimor.
    7. Ku e shikoni veten tuaj pas 5 vitesh?
Pas 5 vitesh e shikoj veten në Shqipëri duke drejtuar organizatën dhe duke ndihmuar edhe organizatat e tjera, e shoh veten në organizata ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të punësimit për shumë të rinj dhe shumë njerëz që kanë problem me gjetjen e një pune me ndërthurjen e fuqisë që sjell teknologjia e informacionit dhe komunikimit dhe organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërlidhja e këtyre për krijimin e një mjedisi sa më të mirë pune për të rinjtë Shqiptar dhe të Diasporës.
 

Intervistoi: MSc. A. Zylyftari

Whatsapp Us